(DOC) CSVH Thiếu 1945 - 1986 | Nga Puka

Pavarësia, shtetformimi dhe probleme të memories historikeAfrim Krasniqi

Diskutime, 2018

Në 104 vjetët e shtetit shqiptar, ngjarja më e rëndësishme politike e shtetërore mbetet Kuvendi i Vlorës (1912), me shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e shtetit. Proklamimi i pavarësisë, por edhe krijimi i qeverisë së parë, parlamentit të parë, sistemit të parë përfaqësues, legjislacionit të parë shqiptar, lidhjeve dhe marrëveshjeve të para me shtetet e tjera, e bëjnë simbolin e vitit 1912 unik dhe thelbësor për shekullin shqiptar. Në praktikat shtetërore, memoria që lidhet me etërit themelues dhe fillesat e shtetit zënë vend qendror dhe janë burim studimi, referimi, analize dhe reflektimi. Në përvojën shqiptare, kjo praktikë periodikisht nuk është respektuar. Disa prej periudhave dhe regjimeve e kanë injoruar memorien e pavarësisë për shkaqe ideologjike, disa të tjera për shkaqe subjektive që lidhen me raportin e historisë me bilancin praktik të rezultateve të saj. Përgjatë viteve 1913-1920, akti i Pavarësisë nuk mori rëndësinë e merituar, kryesisht për shkak të dështimit të përpjekjeve për jetësimin e shtetit, krizën e thellë që shoqëroi dëbimi me dhunë i Princ Wied-it dhe projektit perëndimor për Shqipërinë, pasojat e Luftës së Parë Botërore dhe pushtimin e territorit nga disa fuqi të huaja. Midis viteve 1920-1924 u bë jetësimi i shtetit, institucioneve, kushtetutës, ligjeve dhe bazës së tij funksionale, përfshirë elementin demokratik të konkurrencës, njohjes ndërkombëtare dhe rotacionit politik. Në këtë periudhë nuk jetonin më disa prej protagonistëve të Nëntorit 1912, disa vijonin të ishin protagonistë, kurse të tjerë u tërhoqën nga jeta politike e publike. Megjithatë, me përjashtime të vogla, kryesisht në raport me emra të veçantë me konotacion negativ, kjo periudhë solli rehabilitimin dhe vlerësimin shtetëror e publik të akteve të Pavarësisë dhe themelimit të institucioneve të para drejtuese e përfaqësuese të shtetit.

downloadDownload free PDFView PDFchevron_right

Từ khóa » đặc điểm Văn Hóa Việt Nam Từ 1945 đến Nay