Për Ne - Administrata Tatimore E Kosovës
Có thể bạn quan tâm
Open Data Raporto 0800 80 800
Administrata Tatimore e Kosovës
Poreska Administracija Kosova
Tax Administration of Kosovo
- Shqip
- English
- Srpski
Raportime 0800 80 800
Menu - Shqip
- Anglisht
- Serbisht
Menu - Shqip
- English
- Srpski
HISTORIA JONË
ATK është themeluar me datën 17 Janar 2000 nën drejtimin dhe administrimin e UNMIK-ut. Drejtor i parë i ATK-së ishte ndërkombëtar i punësuar nga një kontraktues i USAID-it. Nga Tetori i vitit 2001 deri në Shkurt të vitit 2003, kishte bashkë-drejtorë nga USAID-i dhe vendor që ndanin rolin e drejtorit. Me 18 Shkurt 2003, autoriteti për Administratën Tatimore u bart nga UNMIK-u te Ministria për Ekonomi dhe Financa dhe mori detyrat e Drejtorit të ATK-së një vendor. Që nga ajo kohë, ATK ka funksionuar si një organizatë autonome, e menaxhuar krejtësisht nga banorë të Kosovës me këshillime dhe ndihmën e organizatave donatore ndërkombëtare në radhë të parë, USAID-i, BE dhe FMN.
Gjatë historikut të shkurtër të saj, ATK ka zhvilluar një strukturë organizative funksionale e cila në pjesën më të madhe të saj është në pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare. Ka një qendër përpunimi të dokumenteve, të centralizuar, përmes së cilës përpunohen të gjitha deklaratat,po ashtu ka filluar decentralizimi procedimit tei TVSH-se me qellim te intervenimit te përmbushjes se menjëhershme. Është krijuar edhe një njësi për tatimpaguesit e mëdhenj që merret me tatimpaguesit më të mëdhenj në Kosovë, që njëherit është praktika më e mirë ndërkombëtare. Legjislacioni tatimor i Kosovës është pranuar si nga FMN-ja ashtu edhe nga Komisioni Evropian si legjislacion transparent dhe ne harmoni me standardet ndërkombëtare.
Me gjithë zhvillimin e vet dhe asistencën e dhënë, ATK ende duhet shumë për të bërë që të jete Administratë Tatimore moderne, eficiente dhe një organizatë prijëse shtetërore në Kosovë.
Administrata Tatimore e Kosovës është agjension ekzekutiv në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Suksesi ynë varet kur të gjithë ne marrim pjesë në ndarjen e vlerave të njëjta
Administrata Tatimore do të ec përpara falë këtyre vlerave gjatë tërë punës sonë:
Profesionalizmi
Integriteti dhe ndershmëria
Efikasiteti dhe efektshmëria
Përsosmëria e Shërbimeve
Transparenca
Kemi përzgjedhur këto vlera sepse konsiderojmë se pasqyrojnë gjërat që ne besojmë se do të jenë më të rëndësishme, përderisa përpiqemi të zbatojmë misionin tonë dhe të arrijmë vizionin tonë. Ne besojmë se këto vlera duhet të jenë të aplikueshme në mënyrën se si i trajtojmë tatimpaguesit dhe partnerët e ndryshëm me të cilët punojmë, si dhe do të punojmë me njëri tjetrin dhe anëtarët tjerë të ATK-së. Dëshirojmë që këto vlera të jenë të dukshme në çdo gjë që bëjmë.
Vizioni ynë është që:“Të jemi të besueshëm dhe të respektuar, si dhe të jemi mirë të krahasueshëm me administratat udhëheqëse tatimore në Europë.” Një sistem i mirë tatimor është produkt i politikave dhe legjislacionit të mirë tatimor, dhe një administrate të mirë. Ne e kemi përshkruar vizionin tonë në këtë mënyrë sepse përvojat në tërë botën tregojnë që mbledhja e të hyrave është më efektive atëherë kur tatimpaguesit bëjnë përmbushjen vullnetare dhe kjo arrihet kur ata kanë besim dhe respektojnë autoritetin tatimor si dhe e konsiderojnë atë të jetë shumë kompetent.
1 Misioni ynë është:“Ne jemi këtu që të mbledhim tatimet dhe kontributet, për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.” Ne do të jemi të suksesshëm nëse të hyrat e pritshme qeveritare janë mbledhur për të siguruar shërbimet e rëndësishme qeveritare, në masë të madhe përmes përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve sipas ligjeve tatimore të Kosovës dhe nëse punëdhënësit japin kontributet e kërkuara për kursime pensionale dhe kontribute tjera për punëtorët e tyre.
2Menaxhmenti i lartë
Mentor Hyseni
Drejtor i Përgjithshëm i Administratës
Nikson Mirdita
Drejtor i Departamentit të Funksioneve të Pavarura
Isen Lipovica
u.d. Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm 1
Ilir Islami
Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Juridike
Hamit Mulaj
Drejtor i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme
Sami Salihu
u.d. Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm 2
Agron Hamiti
Drejtor i Departamentit të Teknologjisë Informative
Organogrami i ATK-së
Shkarkoni Organogramin e Administratës Tatimore të KosovësBallina
Për ne
Webmail
Legjislacioni
Ligjet
Regulloret
Udhëzimet Administrative
Marrëveshjet
Marrëveshjet ndërkombëtare
Fatca
Marrëveshjet e bashkëpunimit
Publikimet
Garë kreativiteti digjital
Dokumente
Raportet e punës
Shpjegimet publike
Punësimi
Tenderët/Shpallje publike
Të dhënat e hapura
Multimedia
Fletëpalosje dhe broshura
Manuale & Prezantime
Video
25 vjetori i ATK-së
Pyetje të shpeshta – FAQ
Kontakti
Drejtoria e Përgjithshme: Këndi i Rrugëve Dëshmorët e Kombit dhe Bill Klinton, 10 000 Prishtinë[email protected]
©Të gjitha të drejtat e rezervuara të Administratës Tatimore të Kosovës
Từ khóa » Http://atk-ks.org
-
Atk
-
Home - Administrata Tatimore E Kosovës
-
Lajme - Administrata Tatimore E Kosovës - Atk
-
Mirë Se Vini Në Shërbimin Tonë Online Për Vërtetimin Tatimor
-
Librat E Blerjes Dhe Të Shitjes - Administrata Tatimore E Kosovës
-
EDI - Deklarimi Elektronik - Administrata Tatimore E Kosovës
-
Pyetje Të Shpeshta - Administrata Tatimore E Kosovës
-
Document - Atk
-
News - Administrata Tatimore E Kosovës
-
Ligjet - Administrata Tatimore E Kosovës